Bota

I injektuan lëng limoni në vend të trombocideve, vdes pacienti në Indi

Pasi një video e incidentit të supozuar u bë virale në mediat sociale, administrata e qarkut u hodh në veprim dhe spitali u mbyll të enjten me drejtimin e zëvendëskryeministrit të Uttar Pradesh, Brajesh Pathak.

21 Tetor 2022, 15:59 Nga d.a.
I injektuan lëng limoni në vend të trombocideve, vdes pacienti
foto ilustruese

INDI- Një pacient i sëmurë me ethet e dengës(sëmundje nga mushkonjat) në Uttar Pradesh të Indisë ndërroi jetë pasi dyshohet se iu transfuzua lëng limoni në vend të trombociteve të gjakut.

Sipas mediave të huaja, pasi një video e incidentit të supozuar u bë virale në mediat sociale, administrata e qarkut u hodh në veprim dhe spitali u mbyll të enjten me drejtimin e zëvendëskryeministrit të Uttar Pradesh, Brajesh Pathak.

Pacienti, Pradeep Pandey, u transferua në një spital tjetër, ku vdiq pasi gjendja e tij u përkeqësua, thanë zyrtarët. Megjithatë, asnjë denoncim nuk është regjistruar në komisariatin vendor.

Pronari i spitalit privat pohoi se trombocitet ishin sjellë nga një institucion tjetër mjekësor dhe pacienti kishte reaksion pas transfuzionit të tre njësive. Saurabh Mishra, pronari i spitalit, tha se meqenëse niveli i trombociteve të pacientit ra në 17,000, të afërmve të tij iu kërkua të rregullonin trombocitet e gjakut për të.

"Ata sollën pesë njësi trombocitesh nga Spitali SRN. Pas transfuzionit të tre njësive, pacienti pati një reagim. Kështu që ne e ndaluam atë," -tha ai.

Sipas burimeve, pacienti ka ndërruar jetë për shkak të transfuzionit të “trombociteve të gabuara” dhe mostrat e tyre do të ekzaminohen.

I pyetur për arsyen e mbylljes së spitalit, një oficer, në kushte anonimiteti, tha se kjo është bërë me udhëzimet e shefit të mjekësisë dhe do të mbetet e tillë deri në testimin e mostrës.

pradeep pandey brajesh pathak saurabh mishra

Sondazh

Poll