Bota

Zhduket 30-vjeçarja në Kosovë, alarmohet familja, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për mediat ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj. Deri më tani autoritetet nuk kanë mundur të bien në gjurmët e saj.

21 Tetor 2022, 15:45 Nga e.k
Zhduket 30-vjeçarja në Kosovë, alarmohet familja, Policia
Emine Berisha

KOSOVË- Një 30-vjeçare e identifikuar si Emine Berisha nga Samadrxha e Suharekeës është denoncuar e zhdukur nga familjarët. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka bërë denoncimin pranë Policisë.

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për mediat ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj. Deri më tani autoritetet nuk kanë mundur të bien në gjurmët e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë.

kosove policia e kosoves emine berisha

Sondazh

Poll