Politike

Ligji për hapjen e dosjeve/ Kush votoi PRO e kush ABSTENOI, lista me emrat e deputetëve

Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço ishin të vetmit që abstenuan.

21 Tetor 2022, 10:14 Nga A.B
Ligji për hapjen e dosjeve/ Kush votoi PRO e kush ABSTENOI, lista me emrat
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. Sot, 'Balkanweb', ka bërë publike listën me emrat e deputetëve që votuan pro dhe atyre që abstenuan. Siç shihet, 25 deputetë të Partisë Demokratike votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

Deputetët e PD që votuan pro ligjit:

1. Gazment Bardhi,

2. Bledjon Nallbati

3. Agron Gjekmarkaj

4. Lulzim Basha

5. Merita Bakiu

6. Desantila Tahiraj

7. Emila Koliqi

8. Mesila Doda

9. Saimir Korreshi

10. Nusret Avdulla

11. Kreshnik Çollaku

12. Eralda Bano

13. Seladin Jakupllari

14. Andia Ulliri

15. Flamur Hoxha

16. Flutura Açka

17. Jorida Tabaku

18. Lefter Gështenja

19. Arbi Agalliu

20. Helidon Bushati

21. Ilda Dhori

22. Orjola Pampuri

23. Enkelejd Alibeaj

24. Dhurata Tyli Çupi

25. Dashnor Sula

ABSTENIM:

1- Damian Gjiknuri 

2-Nasip Naço 

Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes ndyshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër.

hapja e dosjeve te sigurimit dosjet e sigurimit te shtetit seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll