Politike

Mesila Doda kërkesë Nikollës: Të hapen dosjet për 140 deputetët e parlamentit

21 Tetor 2022, 00:15 Nga F.M
Mesila Doda kërkesë Nikollës: Të hapen dosjet për 140
Mesila Doda

TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të miratojë një kërkesë zyrtare për hapjen e dosjeve për secilin nga deputetët aktual. E pranishme në Kuvend, Ddoda tha se Nikolla duhet t’i kërkonte Autoritetit të Dosjeve që të hapë dosjet e 140 emrave që janë në parlament.

“E nderuar zonjë kryetare e Kuvendit, bëji kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të hapë të 140-të emrat që janë këtu në këtë parlament. Të hapen dosjet për secilin nga ne, do të duhet të kemi informacion kush është e kaluara jonë, çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe pse sot sillemi në bazë të asaj që kemi pasur dhe nuk kemi pasur në të kaluarën. Është një kërkesë zyrtare që ia bëj nga foltorja e Kuvendit dhe do të doja të kisha një përgjigje zyrtare. Unë do ta votoj ligjin e sotëm padyshim. Çdo ligj i cili sjell hapjen dhe afron drejt së vërtetës do të duhet që të përkrahet dhe të aprovohet nga të gjithë ne. Por po ju them që kjo nuk është një qasje e plotë pasi ky parlament duhet të ndërmarrë disa hapa të tjera. Rumania ndërtoi një komision Parlamentar qysh në fillim të tranzicionit dhe dënoi komunizmin me një akt politik, ne nuk e bëmë kurrë këtë akt. Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë të majtë dhe të djathtë dhe të ngremë një Komision Parlamentar ku të kuptojmë të gjitha dëmet e mëdhaja në ashtë që i janë bërë këtij vendi. Ende demokracia është si një ndërtiom pa leje për të gjithë liderat tanë, pasi ende nuk kemi dënuar një herë të vetme atë që komunizmi ka mbjellur në secilin prej individëve që sot drejtojnë. Gjëja e dytë ka lidhje për memorien historike, që duhet t’ia mësojmë fëmijëve tanë ush ishte kjo e kaluar, po duhet të futet dhe në tekstet shkollore,”- tha Doda.

mesila doda seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll