Politike

Vdekja e 32-vjeçarit, Salianji flet në Kuvend: Ligji funksionon vetëm për të varfrit!

Salianji tha se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte me anije, por që nuk hetohet askush në lidhje me këtë gjë. 

20 Tetor 2022, 18:07 Nga F.M
Vdekja e 32-vjeçarit, Salianji flet në Kuvend: Ligji funksionon
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti që ndërroi jetë në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. I pranishëm në Kuvend, Salianji tha se ligji në Shqipëri funksionon vetëm për të varfrit, pasi efektivët ndalojnë të rinjtë në rrugë natën, por kullat e ngritua pa leje, 'nuk i shohin'. Salianji tha se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte me anije, por që nuk hetohet askush në lidhje me këtë gjë. 

"Vdekja apo vrasja, ose vdekja më mirë se nuk dua të dy në këtë...dhe reagimi i Agjencisë Policore që thotë se e dërguam në spital dhe spitali që thotë erdhi i vdekur, na kthen pas në kohë në rastin e Klodian Rashës. E mbajmë mend të gjithë kur për Klodian Rashën thanë se iu gjet një armë zjarri. Ligji funksionon këtu vetëm për ata që janë të varfër. Ja ku jemi, çon grupi parlamentar i PD-së VKM-në e qeverisë dhe ligji nuk funksionon, ja ku i keni kullat rreth parlamentit, por nuk shkoni aty. Shkoni tek deputetët siç tha Shehaj pak më herët. Shkojnë tek këta të pamundurit që nuk kanë mundësi. Kontrabandë me anije bëhet në Shqipëri për naftën. Ligji funksionon vetëm për të varfrit,"- tha Salianji. 

 

ervin salianji seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll