Politike

Protesta e pedagogëve/ Rama: Universitetet tani janë një tenxhere e madhe

Por nuk harroi që të përmendte protestën e pedagogëve, duke u shprehur se në fakt shumica janë në punë. Por janë disa të tjerë që shkojnë në drejtim të paditur dhe praktisin mësimin. 

20 Tetor 2022, 17:07 Nga k.m.
Protesta e pedagogëve/ Rama: Universitetet tani janë një tenxhere
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së “Medalja e Artë”, për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar që kanë përfunduar gjimnazin me 10-të absolute. Por nuk harroi që të përmendte protestën e pedagogëve, duke u shprehur se në fakt shumica janë në punë. Por janë disa të tjerë që shkojnë në drejtim të paditur dhe praktisin mësimin. 

"Universitetet tani janë një tenxhere e madhe që vlon por është ndryshe. Ka disa pedagogë që janë në drejtim të paditur, e pjesa më e madhe vazhdojnë mësimin normalisht. Nuk është se ka edhe kështu, ka edhe ashtu. Dihet që vëmendja e njëriut merret më shpejt se nga e keqja, sesa më e mira,"-tha Rama.

Prej 4 ditësh, pedagogët kanë dalë në protesta duke bojkotuar edhe mësimin në auditore. Por të gjithë janë të vendosur deri më tani për të arritur qëllimin me plotësimin e kërkesave të tyre, pasi kërkojnë rritje rroge me 50%, duke përfshirë edhe kërkesa të tjera. Rama ka takuar rektorët por jo pedagogët, ndërsa disa prej tyre i ka sulmuar lidhur me të shkuarën e tyre. 

edi rama protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll