20 Tetor 2022, 16:51
Nga k.m.
Edi Rama
TIRANË- Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e bursave për studentët ekselentë. Nga ky vit, studentë ekselentë nuk do të dërgohen për të studiuar në universitetet më të mira jashtë vendit por do duhet të qëndrojnë në Shqipëri ku do të marrin një pagë minimale mujore. Po ashtu, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se pas diplomimit, ekselentët do të jenë të detyruar që të punojnë për tre vite në Shqipëri. Më pas, do të marrin dokumentin e tyre.
"Për të ardhur te fjala e papërsëritur. Më vjen mirë që kemi mundësi t’ju themi që po hyni në një rrugë ku do të gjeni më shumë se ata që kemi nderuar disa vite më parë. Ne kemi vendosur të ndryshojmë sistemin e mbështetjes së ekselentëve. Këtu flas për UFO-t. Ka pasur një program prej vitesh kur qeveria shqiptare e ka bërë me qëllim të mirë për të dhënë fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë universitetesh në botë. Kemi financuar deri në 20 studentë çdo vit. Asnjëri nuk ka pasur mirësinë që t’ia kthejë këtij vendi investimin. Unë e kuptoj shumë mirë që të studiosh në ato universitete domethënë se direkt do të vijnë të të kërkojnë kompanie të mëdha duke të ofruar punë se kështu është kur je në majë. Por të firmosësh një marrëveshje për t’i marrë para nga taksat dhe të thuash do kthehem dhe të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion në një mënyrë apo një tjetër. Kjo është e tepërt dhe boll.
Midis 200-400 do japim një pagë për çdonjë. Por asnjë nuk do e marrë diplomën para 3 vitesh. Je mjek, do punosh këtu, pastaj do marrësh diplomën, e pastaj je i lirë të ikësh jashtë. Do punojmë që ta bëjmë për lëndët prioritare edhe të tjerat. Nuk vazhdojmë dot më kështu. 3 vite punë në vendin tonë, e bëjnë më të fortë kandidaturën tënde. Në vend se të ikësh direkt sapo të kesh mbaruar shkollën. Tjetra e rëndësishme është që universiteti po ndryshon. Më vjen mirë që numri juaj që kanë vendosur të studiojnë këtu, këtë vit është më i madh se në të shkuarën. 87% do studiojnë në Shqipëri. Nuk keni bërë gabim,"-tha në fjalën e tij Rama.
edi rama
Politike
20 Tetor 2022, 16:35
k.m.
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se studentët eksleentë që pajisen me bursa studimi me ...
Politike
20 Tetor 2022, 16:15
k.m.
Bora Muzhaqi
TIRANË- Pika e dobët e Bora Muzhaqit është të folurit në publik. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe F&...
Politike
20 Tetor 2022, 15:56
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ngulmon se Lear Kurti është dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe...
Politike
20 Tetor 2022, 15:35
e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Zv/kryeministrja njëherazi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka vijuar dhe di...
Politike
20 Tetor 2022, 15:29
e.k
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa hodhi akuza të forta ndaj Policisë të cilën e cilësoi si t&...
Politike
20 Tetor 2022, 14:51
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Vila në Gjirin e Lalëzit e cila u mor si referencë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taula...
Politike
20 Tetor 2022, 14:35
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu është përgjigjur deklaratave t&eum...
Politike
20 Tetor 2022, 14:28
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të is...
Politike
20 Tetor 2022, 14:22
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Pal&...
Politike
20 Tetor 2022, 14:02
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përplas me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, T...