Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 18 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

20 Tetor 2022, 17:32 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 18 qytetarë të infektuar,
Foto ilustruese

TIRANË- 18 qytetarë janë konfirmuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas 650 testimeve të kryera, 18 kanë qenë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

18 qytetarë janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë pas 650 testimeve të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19. Rastet e reja janë shënuar  6 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Lushnje, Delvinë, Sarandë, Tepelenë, Elbasan, Peqin.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650

Testime totale 1,992,297
Raste pozitive 331,573
Raste të shëruara 327,738
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 11
Berat 8
Gjirokastër 9

Shkodër 5
Elbasan 7
Durrës 8
Dibër 3

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll