Aktualitet

Humbi jetën në Komisariat, Berisha ngushëllon familjen e Lear Kurtit, shkon i vetëm i pashoqëruar

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Berisha ka bërë ngushëllimet e rastit, e më pas është larguar. Po ashtu, bie në sy që është i vetëm dhe i pashoqëruar nga asnjë deputet tjetër i PD-së. 

20 Tetor 2022, 16:23 Nga k.m.
Humbi jetën në Komisariat, Berisha ngushëllon familjen e Lear
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë mesditë për të ngushëlluar familjarët e 32-vjeçarit, Lear Kurti, i cili gjeti vdekjen pasi u shoqërua nga Policia mbrëmjen e djeshme. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Berisha ka bërë ngushëllimet e rastit, e më pas është larguar. Po ashtu, bie në sy që është i vetëm dhe i pashoqëruar nga asnjë deputet tjetër i PD-së. 


Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Ndërsa tani, pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Ndërsa sipas tyre, u konstatua se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv politike.

sali berisha lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll