20 Tetor 2022, 16:54
Nga F.M
Genc Sejko
TIRANË- I njohur si njeriu i memeve, Genc Sejko ka hedhur dyshime mbi transparencën e autoriteteve në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Në një postim në Facebook, Sejko ngre tre pyetje për të zbuluar më shumë rreth asaj që deri më tani nuk është shumë e qartë pavarësisht reagimeve të njëpasnjëshme të Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Tiranës. Sejko kërkon të dijë:
1. Me ç’arsye u ndalua Lear Kurti nga policia?
2. Nëse ka qenë i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike si mundet që ja kanë lënë atë në posedim për ta gëlltitur më vonë.
3. Për sa orë është lënë pa ndihmë mjekësore deri sa ka dhënë shpirt në qelitë e komisariatit nr3? Dhe për ta zbardhur këtë mjaftojnë pamjet e kamerave të brendshme të komisariatit.
Në fund të postimit, ai shkruan se Kurtin nuk e ka vrarë policia, por papërgjegjshmëria, injorimi dhe tallja me jetën e njerëzve pa mbështetje.
Postimi:
Lear Kurti vdiq ndërkohë që ishte i shoqëruar nga policia e shtetit. Nuk vdiq duke i kundërshtuar, por u la në mëshirën e fatit ndërkohë që kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Për ata që ndërkohë nuk kanë ende një variant zyrtar dhe enden në zyrat e propagandës në përpjekje për të manipuluar të vërtetën kam disa pyetje:
1. Me ç’arsye u ndalua Lear Kurti nga policia?
2. Nëse ka qenë i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike si mundet që ja kanë lënë atë në posedim për ta gëlltitur më vonë.
3. Për sa orë është lënë pa ndihmë mjekësore deri sa ka dhënë shpirt në qelitë e komisariatit nr3? Dhe për ta zbardhur këtë mjaftojnë pamjet e kamerave të brendshme të komisariatit. Por deri më tani në vend të sqarojë opinionin publik, propaganda veç ka gërryer në të kaluarën e viktimës për të relativizuar vdekjen dhe për ta njollosur atë. Sepse e vërteta është vrastarja më e madhe e regjimeve ku jeta e njeriut nuk ka asnjë vlerë. Siç ka ndodhur dhe më parë, në vendin ku mbizotëron padrejtësia dhe propaganda, të vërtetat e thëna troç nxisin revoltë dhe protestë. Sa më shumë të vonohet publikimi i variantit zyrtar të vdekjes aq më e madhe dhe e trashë do jetë doza e manipulimit të së vërtetës. Shkurt dhe qartë: nuk e vrau policia, e vrau papërgjegjshmëria. E vrau injorimi dhe tallja me jetën e njerëzve pa mbështetje. Për të cilët nuk flet askush deri ditën kur dhe vdekja u njolloset për pak pushtet dhe ca klikime.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria dhe AMP kanë deklaruar se brenda në stomak kishte një qese plastike që mendohet se kishte brenda lëndë narkotike. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
genc sejko lear kurti
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:44
F.M
Pablo Ramírez
TIRANË- Drejtori i ri i Policisë Kundër Narkotikëve në Ekuador, Gjeneral Pablo Ramírez ka folur n&eum...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:29
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Autoritetet e ANNECY-SEYNOD në Francë vunë në pranga një shqiptar të përfshirë n...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:27
k.m.
Prokuroria e Lushnjës
TIRANË- Një apartament është sekuestruar në Tiranë me vendim gjykate pasi dyshohet se ësht&eu...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë mesditë për të ngush&eu...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:05
e.k
Pamje nga protesta
SHKODËR- Banorët e fshatit Postribë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë ditë...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 16:02
k.m.
Pamje nga banesa
TIRANË- Ritualet e fundit për të përcjellë në varreza të ndjerin po kryhen në banesën e Lear ...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 15:39
e.k
Pamje nga protesta
ELBASAN- Pas aksidentit të regjistruar pasditen e së mërkurës në lagjen “5 maji” ku një m...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 15:38
F.M
Agjencia e Mbikqyrjes Policore
TIRANË- Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kanë dalë me një njoftim të p&...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 15:19
e.k
Turisti duke folur për mediat
SHKODËR- Shembja e një ure në fshatin Rragam në Shkodër ka izoluar rreth 400 banorë t...
Aktualitet
20 Tetor 2022, 15:20
I.A
Foto ilustruese
KUKËS- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se i ka pl...