Aktualitet

Shembet ura në Rragan të Shkodrës, izolohen qindra banorë! Turistët mbeten të bllokuar

Banorët janë të gatshëm që të investojnë vetë për një rrugë provizore derisa ura të rikonstruktohet por deri më tani institucionet nuk kanë bërë asnjë lëvizje. Ndërkohë Njësia Administrative Gur i Zi shprehet se kanë dërguar një shkresë në Bashkinë e Shkodrës dhe pritet ngritja e një komisioni që do vlerësojë dhe dëmin e urës.

20 Tetor 2022, 15:19 Nga e.k
Shembet ura në Rragan të Shkodrës, izolohen qindra banorë!
Turisti duke folur për mediat

SHKODËR- Shembja e një ure në fshatin Rragam në Shkodër ka izoluar rreth 400 banorë të kësaj zone. Gjithashtu të bllokuar kanë mbetur disa turistë nga Gjermania që kishin shkuar për të vizituar zonën. Rruga shërben edhe për të shkuar tek dy diga që janë të një rëndësie të veçantë.

"Gjithë këta banorë këtu që nuk kemi asnëj mjet për të dalë nga këtu. Unë kam një autobus që dërgoj fëmijët e mësuesit," tha Frederik Haxhari.

Ndërkohë për mediat kanë folur edhe turistët gjermanë që ndodheshin në zonë për një tour turistik. Ata shprehen se kanë mbetur të bllokuar ndërsa shtojnë se kanë telefonuar dhe ambasadën e tyre në Tiranë.

 “Jemi udhëtarë. Jemi këtu që të martën. Kur erdhëm kaluam mbi ndërsa tani ura është shembur. Duam të flemë dhe sonte dhe më pas të largohemi por jemi të bllokuar. Morëm ambasadën gjermane dhe ata na premtuan që do bëjmë diçka por akoma se dimë sepse pas dy ditësh kemi një fluturim shumë të rëndësishëm nga Tirana për tu kthyer, “ tha një turist.

 “Kemi mbetur të bllokuar për 2 ditë, erdhëm për 3 ditë dhe pastaj pronarët e restorantit erdhën dhe na thanë që  ura është shembur dhe kemi mbetur. Njerëzit janë shumë miqësor dhe na ndihmuan ama ne duhet të largohemi . Shqipëria është shumë e bukur, njerëzit janë shumë miqësor por jemi vetmë për 5 ditë, është hera parë. Shpresoj të zgjidhet," tha një turist tjetër.

Banorët janë të gatshëm që të investojnë vetë për një rrugë provizore derisa ura të rikonstruktohet por deri më tani institucionet nuk kanë bërë asnjë lëvizje. Ndërkohë Njësia Administrative Gur i Zi shprehet se kanë dërguar një shkresë në Bashkinë e Shkodrës dhe pritet ngritja e një komisioni që do vlerësojë dhe dëmin e urës.

shkoder

Sondazh

Poll