Aktualitet

Drejtori i Narkotikëve në Ekuador flet për bandat shqiptare: S’e zgjerojnë rrethin, punojnë me njëri-tjetrin dhe s’i përfshijnë grupet lokale

Ramirez thotë se një organizatë kriminalë shqiptarësh në përbërjen e saj ka persona nga i njëjti nacionalitet dhe ajo që i lidh me vendasit janë vetëm krijimi i bazës material, si kontejnerët apo dhe shumë të tjera, por funksionet kryesore i kryejnë të gjitha me anëtarët e grupit të tyre.

20 Tetor 2022, 16:44 Nga F.M
Drejtori i Narkotikëve në Ekuador flet për bandat shqiptare:
Pablo Ramírez

TIRANË- Drejtori i ri i Policisë Kundër Narkotikëve në Ekuador, Gjeneral Pablo Ramírez ka folur në lidhje me bandat shqiptare që veprojnë në këtë zonë dhe bashkëpunimin që kanë me grupet lokale. në një rrëfim për mediat vendase, Ramirez thotë se shqiptarët kanë një cikël të mbyllur, preferojnë të punojnë me ata që njohin dhe nuk përfshijnë anëtarë të grupeve me kombësi ekuadoriane, kolumbiane apo meksikane në rrethin e tyre. Ramirez thotë se një organizatë kriminalë shqiptarësh në përbërjen e saj ka persona nga i njëjti nacionalitet dhe ajo që i lidh me vendasit janë vetëm krijimi i bazës material, si kontejnerët apo dhe shumë të tjera, por funksionet kryesore i kryejnë të gjitha me anëtarët e grupit të tyre.

“Që nga viti 2017 kemi filluar të shfaqin veçori të caktuara jo vetëm të vdekjeve të dhunshme apo tentativavë për vdekje të dhunshme të personave me kombësi shqiptare. Nëpërmjet hetimeve kemi konstatuar se janë përfshirë ky lloj i personave që vijnë nga jashtë me njohje në Europë të këtij aktiviteti kriminale që tentojnë të marrin portet dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të kontaminuar anijet, kontejnerët, por edhe aeroportet. Ne kemi konstatuar që njerëzit e kësaj kombësie po ndërhyjnë me forcat e tyre; Ata janë një cikël aq i mbyllur sa nuk pranojnë as njerëz me kombësi ekuadoriane, kolumbiane apo meksikane. Përkundrazi, janë të së njëjtës nacionalitet që kryejnë të gjitha funksionet që ka një organizatë kriminale, janë aq të mbyllura saqë edhe për shkak të gjuhës nuk na lejon të përparojmë ashtu siç duhet. Megjithatë, ka hetime të rëndësishme që do të përfundojnë në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai në një intervistë për Evuavisa.

E njëjta media shkruan se deri më tani këtë vit në Ekuador janë kapur 158 ton drogë, një rritje krahasuar me atë që u kap në 2021 dhe 2020. Ekuadori është vendi i tretë në botë me sasinë më të madhe të drogës së kapur në botë, pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në Ekuador janë vrarë edhe shqiptarë. Më i fundit është Ergys Dashi, që u qëllua me breshëri plumbash në një restorant teksa konsumonte darkë më 22 janar të këtij viti. Më herët janë vrarë dhe Adriatik Tresa e Ilir Hidri.

pablo ramírez

Sondazh

Poll