Sport

Milani, garant për shlyerjen e borxhit të Leãos: kusht për rinovimin e kontaratës...

Synimi afatshkurtër i kuqezinjve italianë për të përshpejtuar procesin e rinovimit të kontratës së sulmuesit 23-vjeçar, është të marrë përsipër pjesën e borxhit që lojtari do t'i paguajë ‘Luanëve’, gjithsej 16 milionë euro, por që tashmë është 20 milionë euro me interes.

20 Tetor 2022, 15:41 Nga DOSJA

Milani, garant për shlyerjen e borxhit të Leãos: kusht për

PORTUGALI - Fundi i mosmarrëveshjes mes Sportingut dhe Rafael Leão së shpejti mund të përfundojë. Ky, sipas jehonës në shtypin italian, synimi afatshkurtër i Milanit për të përshpejtuar procesin e rinovimit të kontratës së sulmuesit 23-vjeçar, është të marrë përsipër pjesën e borxhit që lojtari do t'i paguajë ‘Luanëve’, gjithsej 16 milionë euro, por që tashmë është 20 milionë euro me interes.

Kjo, para se të dihet shuma e saktë, pasi FIFA, nëpërmjet Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, do të përcaktojë përqindjen që Rafael Leão dhe Lille, si bashkëpërgjegjës, do të marrin pjesë në këtë pagesë.

Kujtohet se sulmuesi u dënua, më vonë edhe Lille, e cila në vitin 2018 nënshkroi me portugezin si lojtar i lire, për të paguar dëmshpërblim për ndërprerjen e njëanshme të kontratës që e lidhte me Sportingun. Megjithatë, FIFA ende duhet të përcaktojë se çfarë përqindje do të duhet të paguajë secila palë, lojtari dhe klubi francez. 

E sigurt është se edhe përballë këtij ngërçi, Milani që ka nënshkruar kontratën në vitin 2019, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe madje do të marrë borxhin nga ana e sulmuesit. Sepse kjo është një nga kërkesat e Rafael Leão në negociatat për rinovimin e kontratës. Strategjia për shlyerjen e këtij borxhi, sipas disa publikimeve, do të përfshinte më pas klubet në fjalë, Milanin dhe Lille, duke ndarë shumën që do të paguhet.

Sporting, nuk ka marrë ende asnjë lloj kontakti për këtë marrëveshje dhe vazhdon të presë me qetësi zgjidhjen e procesit, duke qenë i sigurt se do të marrë shumën e rëndësishme për arkën e tij, garanci kjo e dhënë nga vendimi ligjor tashmë i marrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll