Sport

Real Sociedad në zi, një tifoz humb jetën në stadium, i dedikohet fitorja me Mallorcan...

Fillimi i ndeshjes së La Ligës mes Real Sociedad dhe Mallorca të mërkurën u vonua me disa minuta për shkak të evakuimit të një tifozi. Klubi bask tha në mbrëmje se tifozi kishte vdekur nga një atak në zemër.

20 Tetor 2022, 07:08 Nga DOSJA

Real Sociedad në zi, një tifoz humb jetën në stadium, i

SPANJE - Fitorja e Real Sociedad kundër Mallorca të mërkurën në mbrëmje në La Liga (1-0) u shënua nga një ngjarje e trishtë. Klubi bask njoftoi në fund të takimit vdekjen e një prej tifozëve të saj, i evakuar nga tribuna pak para fillimit ndeshjes, i cili nuk mundi të fitonte luftën për jetën në spital. 

“Na vjen keq për vdekjen e tifozit tonë, i cili u evakua para fillimit të ndeshjes së sotme (e mërkurë). Fitorja e sonte është për ju. U prehtë në paqe”, ka publikuar Real Sociedad.

Real Sociedad në zi, një tifoz humb jetën në stadium, i

Sipas mediave lokale, ky tifoz ishte 70 vjeç dhe pësoi një atak në zemër, teksa ndodhej në tribunë. Në fund të ndeshjes, trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil, donte t'ia dedikonte fitoren e skuadrës së tij këtij tifozi: “Forca dhe kurajo për familjen nga e gjithë skuadra. Këtë sukses, ia dedikojmë tifozit të ndjerë”.

Real Sociedad në zi, një tifoz humb jetën në stadium, i
Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll