Sport

‘Topi i Artë’ fituar nga Benzema bën të buzëqeshë edhe Lyonin, zbulohet klauzola e kontratës së 13 viteve më parë

Karim Benzema ia doli të fitonte Topin e Artë të parë në karrierën e tij. Francezi ishte një nga lojtarët më kryesorë në arritjen e fitimit të La Liga-s dhe Champions League me 44 golat e tij në 46 paraqitje sezonin e kaluar.

19 Tetor 2022, 23:21 Nga DOSJA

‘Topi i Artë’ fituar nga Benzema bën të

SPANJË- Karim Benzema ia doli të fitonte Topin e Artë të parë në karrierën e tij. Francezi ishte një nga lojtarët më kryesorë në arritjen e fitimit të La Liga-s dhe Champions League me 44 golat e tij në 46 paraqitje sezonin e kaluar. Suksesi i tij bën të buzëqeshë edhe Lyon. Po, klubi francez, falë një klauzole kontrate të 13 viteve më parë, do të marrë një bonus të konsiderueshëm.

Dhe, mesa duket, në marrëveshjen që solli në Madrid Karim Benzema, kishte edhe një klauzolë për fitimin e mundshëm të Topit të Artë nga francezi. Tani, 13 vjet më vonë siç raporton L’Equipe, Real Madrid do të duhet të derdhë në arkat e klubit francez 1 milion euro.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk ka pasur kurrë dyshime dhe ka qenë gjithmonë i bindur se Benzema do të fitonte çmimin e lakmuar. Për 73-vjeçarin, ky triumf është një burim krenarie: “Është një burim i madh krenarie dhe emocioni, sepse Karim është një fëmijë nga Olympique Lyon. E kemi parë të rritet këtu. E kemi parë të ketë sukses pothuajse në gjithçka që ka ndërmarrë.”

E.Ç (Dosja.al)

benzema real madrid

Sondazh

Poll