Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë: “Bruno Fernandes duket më i lumtur pa Ronaldon në ekip”

“Performanca e tij sonte kishte kaq shumë energji, lidership dhe cilësi si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ai bëri shumë për ekipin. Ai e meritoi golin”

20 Tetor 2022, 07:33 Nga DOSJA

Ish-sulmuesi i Anglisë: “Bruno Fernandes duket më i lumtur pa

ANGLI - Alan Shearer mendon se Bruno Fernandes luan më mirë pa Cristiano Ronaldon në skuadër. Ish-golashënuesi anglez e komentoi, si të shkëlqyer paraqitjen e mesfushorit portugez në fitoren 2-0 të Manchester United ndaj Tottenhamit, ku ai shënoi dy gola, por i dyti u anulua.

“A do të ekzagjeroja nëse do të thosha se Bruno Fernandes duket më i lumtur pa Ronaldon në ekip? Performanca e tij sonte kishte kaq shumë energji, lidership dhe cilësi si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ai bëri shumë për ekipin. Ai e meritoi golin”,- tha ish-sulmuesi duke folur për ‘Mirror’.

Shearer foli edhe për golin e dytë të anuluar të Bruno Fernandesit kundër Tottenhamit: “Çfarë përfundimi i shkëlqyer. Ai tregoi kontroll të madh, por arbitri mund të kishte sinjalizuar për pozicion jashtë loje më shpejt, por ai e la lojën të vazhdonte dhe aksioni përfundoi me gol. Ishte një aksion i shkëlqyer.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll