Sport

Ish-kapiteni i ‘Djajve’ mbron portugezin: "Mbajtja e Ronaldos ishte e padrejtë, hija e tij do ta ndjekë Ten Hag deri në fund"

Rio Ferdinand mendon se vendimi i trajnerit të United për ta mbajtur sulmuesin portugez sërish në stol ishte i padrejtë. “I vetmi shpjegim është, se Ronaldo është duke pushuar për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseas. Ky është i vetmi justifikim logjik”

20 Tetor 2022, 12:09 Nga DOSJA

Ish-kapiteni i ‘Djajve’ mbron portugezin: "Mbajtja e Ronaldos

ANGLI - Rio Ferdinand, ish-figura e Manchester United dhe tani komentator, analizoi polemikat e fundit rreth Cristiano Ronaldos, një zëvendësues i papërdorur, i cili u tërhoq herët në dhomën e zhveshjes, para se të përfundonte ndeshja kundër Tottenhamit (2-0).

Në fakt Ronaldo ka startuar vetëm në dy ndeshje në Premier League këtë sezon, por për sonte me Tottenham, ish-mbrojtësi Rio Ferdinand mendon se vendimi i trajnerit Erik Ten Hag për ta mbajtur sulmuesin portugez sërish në stol ishte i padrejtë.

“I vetmi shpjegim është, se Ronaldo është duke pushuar për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseas. Ky është i vetmi justifikim logjik. Sot [dje] nuk luajti dhe vë bast se duhet të jetë i inatosur, nuk do të prisja asgjë tjetër prej tij”,- ka komentuar ai në kanalin e tij në Youtube, Five.

Ish-qendërmbrojtësi ka folur tashmë për atë që duhet bërë në rihapjen e merkatos në janar: “Trajneri duhet të mendojë shumë mirë se çfarë do të bëjë në dritaren e ardhshme.  Nëse nuk e shihni Ronaldon më shpesh si titullar sesa si zëvendësues, mendoj se duhet ta lironi, lëreni të shkojë. Nuk është e drejtë ndaj askujt, klubit, lojtarëve, Erikut apo Cristianos, që çdo ndeshje që ai nuk e fillon, ka një 'pse Ronaldo nuk është titullar' dhe kjo bëhet histori. United fitoi 2-0 dhe nesër [sot] historia e madhe do të jetë Ronaldo, dhe kjo nuk është e drejtë. Pse nuk e lanë jashtë nëse ai nuk është pjesë e planeve?”

Ferdinand vazhdoi duke thënë: “Më habit fakti që, kur u përball me dikë me profilin dhe CV-në e Ronaldos, trajneri nuk mendoi para fillimit të sezonit, 'A do ta përdor apo jo?; e doni atë në ekip apo jo?' Unë besoj se kjo, hija e tij do të ndjekë Ten Hag derisa Ronaldo të largohet, duke pasur parasysh statusin e tij të yllit.”

Sakaq, në Sky Sports, komentatorët Lee Hendrie dhe Gareth Ainsworth e quajtën qëndrimin e Ronaldos "mosrespektues", duke shtuar se "koha e tij në klub ka mbaruar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll