Sport

Një tjetër yll me 'valixhe' gati për te PSG-ja, për të zëvendësuar Mbappé dhe Messin...

Klubi parizien tashmë po heton merkaton për largimet e mundshme të yjeve të tij: argjentinasi dhe francezi mund të largohen nga klubi kampion verën e ardhshme

20 Tetor 2022, 11:39 Nga DOSJA

Një tjetër yll me 'valixhe' gati për te PSG-ja,

FRANCE - Rruga e largimit nga PSG nuk është e mbyllur. Me dy muaj e gjysmë para hapjes së merkatos së dimrit, ka shumë zëra se yjet parizienë, si Messi dhe Mbappé mund të largohen më shpejt se sa vonë.

Sulmuesi francez i ngopur me situatën aktuale kërkon të largohej në merkaton e radhës.  Edhe pse deklaratat e tij të fundit ishin, se ishte shumë i lumtur në klubin parizien, duket se më shumë se çdo gjë ishte qetësimi i ujërave. Nga ana tjetër, Leo Messit i përfundon kontratën me PSG-në në verën e vitit 2023 dhe nuk përjashtohet një rikthim te Barcelona.

Ndërkohë, skuadra e sheikëve arabë tashmë po heton tregun në kërkim të zëvendësuesve të mundshëm për garancitë për të ruajtur nivelet e larta të futbollistëve. Pak ditë më parë, ‘Gazzeta dello Sport’ raportoi se Lautaro ishte një nga objektivat e tij dhe tani është një tjetër sulmues që gjithashtu pëlqehet shumë.

Bëhet fjalë për Joao Félix, futbollistin e Atlético Madridit, i cili kohët e fundit nuk luan për skuadrën bardhekuq për shkak të marrëdhënies së tij të keqe me trajnerin, 'Cholo' Simeone. Në ndeshjen e tij të fundit në Champions League, portugezi u ngroh gjithë pjesën e dytë pa marrë asnjë minut lojë, diçka që e ka zemëruar thellë sulmuesin.

Këto qëndrime nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të tij, i cili mendon se “portugezi është në nivel të ulët fizik dhe performanca e tij nuk është adekuate. Do të ketë minuta, por duhet t’i fitojë, por me këto sjellje do të luajë edhe më pak”. Joao dëshiron të largohet nga klubi, megjithëse ka një kontratë deri në vitin 2026. Sidoqoftë, një ofertë e shijshme mund të bëjë që klubi madrilen ta pranojë propozimin.

Duhet mbajtur mend se Atlético Madrid nënshkroi me Félix-in për 120 milionë dhe së paku, ata do të duan të rikuperojnë investimin. PSG tashmë është duke lëvizur çipat e saj në rast se ka dalje. Asnjë nga tre yjet e tij nuk është rregulluar dhe mund të ketë ndryshime të mëdha në muajt e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll