Sport

Pa përfunduar ndeshja, Ronaldo largohet nga pankina, trajneri Ten Hag: "E pashë, do të kujdesem nesër për të"...

Sjellja e portugezit nuk është përtypur nga tekniku holandez, e ka parë gjestin por nuk tregoi se çfarë mase do të marrë, edhe për të mos prishur atmosferën pas fitores

20 Tetor 2022, 06:51 Nga DOSJA

Pa përfunduar ndeshja, Ronaldo largohet nga pankina, trajneri Ten Hag:

NGLI - Pas fitores ndaj Tottenhamit, trajneri i Manchester United, holandezi Erik Ten Hag, ka folur për Prime Video: “Kemi pasur paraqitje të tjera të mira, si me Liverpool dhe Arsenal, por sot shohim se jemi rritur. Shohim që javët e fundit jemi rritur dhe jemi më active, si në fazën e posedimit topit, ashtu edhe në atë kur nuk e kemi në zotërim.

Për të qenë i sinqertë, jo unë e prisja më parë, por Spurs kanë luajtur shumë mirë në këtë sezon, çdo paraqitje ka qenë absolutisht e mirë. E dija që duhej të ishim vërtet të mirë për të fituar dhe ne ishim. Ishte një paraqitje madhështore dhe shpresoj që të kem hedhur një themel të ri.”

Më pas trajneri i ‘Djajve të Kuq” u ndal edhe tek sjellja e Cristiano Ronaldos, i cili doli nga pankina një minutë nga fundi, pasi nuk kishte hyrë në fushë dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes. Sjellja e portugezit nuk është përtypur nga tekniku holandez:

“E pashë, por nuk fola me të. Jam i kënaqur me performacën, por do të kujdesem për të nesër, jo sot,”- deklaroi Ten Hag pa u zgjatur se çfarë do të bënte me yllin kapçioz, mesa duket edhe për të ruajtur atmosferën e gëzueshme pas fitores ndaj Spurs.

Pa përfunduar ndeshja, Ronaldo largohet nga pankina, trajneri Ten Hag:

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll