Sport

“Ku mendon se po shkon?” Zapata bllokohet në hyrje të bankës, rojet e sigurisë menduan se ishte hajdut

Incident për Duvan Zapatën. Sulmuesi i Atalantës në fakt është refuzuar në hyrje të një banke në Bergamo nga oficerët e sigurisë.

20 Tetor 2022, 13:01 Nga DOSJA

“Ku mendon se po shkon?” Zapata bllokohet në hyrje të

ITALI- Incident për Duvan Zapatën. Sulmuesi i Atalantës në fakt është refuzuar në hyrje të një banke në Bergamo nga oficerët e sigurisë. Ata e kanë ndaluar duke e penguar të hyjë në filialin, ku lojtari kishte caktuar takim.Kolumbiani u bllokua. Jo, këtë herë jo nga një mbrojtës kundërshtar, por nga oficerët e sigurimit të bankës. Kur Zapata iu afrua dyerve, në fakt sigurimi e refuzoi: “Ku ke ndërmend të shkosh?”.

Punonjësit nuk e njohën lojtarin, i cili gjithashtu u tradhtua nga veshja. Zapata kishte veshur  tuta dhe një kapuç. Sulmuesi u përpoq më kot të hynte brenda bankës, por pa sukses. Në fund u kërkua ndërhyrja e drejtorit për të zbardhur keqkuptimin.

Menaxheri i degës në Piazza Matteotti, Marco Beri, më pas tregoi historinë për Corriera della Sera: “Zapata është një nga klientët tanë, por banka dhe siguria janë dy gjëra të ndryshme. Kjo e fundit garanton një shërbim të përhershëm vëzhgimi, si në mëngjes ashtu edhe në pasdite, në një hapësirë ​​ndërmjet hyrjes dhe rrugës. Për sa i përket operacioneve tona, në përgjithësi, çdo klient ka këshilltarin e tij financiar personal me të cilin lidhet një takim”.

Prandaj, një shqetësim, i cili u zgjidh në pak minuta. Zapata nuk ka luajtur që nga fillimi i shtatorit për shkak të dëmtimit. Kthimi i tij, megjithatë, tani duket i afërt. 31-vjeçari ditët e fundit ka rinisur stërvitjet pjesërisht në grup.

E.Ç (Dosja.al)

 

bergamo zapata atalanta

Sondazh

Poll