Sport

Man.United leksion Tottenham, por vëmendjen e merr nervozizmi i Ronaldos! Gjesti i portugezit fërshëllehet nga tifozët

Manchester United harron shpejt barazimin pa gola ndaj Newcastle dhe merr një fitore bindëse 2-0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford”, duke u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë.

19 Tetor 2022, 23:21 Nga DOSJA

Man.United leksion Tottenham, por vëmendjen e merr nervozizmi i Ronaldos!

ANGLI- Manchester United harron shpejt barazimin pa gola ndaj Newcastle dhe merr një fitore bindëse 2-0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford”, duke u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë. Megjithatë përveç takimit, pjesa që do të bëjë më tepër zhurmë në mediat sportive do të jetë gjesti i Ronaldos.

Sulmuesi portugez e ndoqi ndeshjen nga stoli ndërsa skuadra e tij fitoi 2-0 me golat e Fred (47) dhe Bruno Fernandes (69). Ronaldo u largua drejt dhomave të zhveshjes ndërsa ndeshja ishte ende duke vazhduar. Kjo ka bërë që një pjesë e fansave të kritikojnë 37-vjeçarin për mungesën e tij të dukshme të profesionalizmit.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo

Sondazh

Poll