Aktualitet

"Vrasja e bandave Rama-Çuçi", Berisha nxjerr foton e 32-vjeçarit që vdiq pasi u ndalua nga Policia

Berisha shkruan se ajo që ndodhi ishte një vrasje shtetërore.

20 Tetor 2022, 10:28 Nga f.g
"Vrasja e bandave Rama-Çuçi", Berisha nxjerr foton e
Lear Kurti

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të hershme të Lear Kurtit, 32-vjeçari që vdiq gjatë natës pasi u ndalua nga Policia. Berisha shkruan se ajo që ndodhi ishte një vrasje shtetërore.

“Ky eshte i riu 32 vjecar Laer Kurti qe xhelatet me uniforme i moren jeten! Vrasje shteterore e bandave Rama – Çuçi. sb”, shkruan Berisha.

"Vrasja e bandave Rama-Çuçi", Berisha nxjerr foton e
Lear Kurti

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur./Dosja.al 

lear kurti vdes lear kurti sali berisha

Sondazh

Poll