Aktualitet

TRONDITËSE/ Kurti nuk u fut as brenda komisariatit! 32-vjeçarin e sëmurë e ulën në një karrige në oborr

Efektivët e kanë lënë Kurtin të ulur në një karrige në oborrin e komisariatit, ku është njoftuar edhe urgjenca, mirëpo ai u dërgua në spital me mjetin e policisë.

20 Tetor 2022, 09:21 Nga A.B
TRONDITËSE/ Kurti nuk u fut as brenda komisariatit! 32-vjeçarin e
Policia

TIRANË- Detaje akoma më tronditëse po dalin në dritë pas vdekjes së Lear Kurtit. I riu, është marrë nga efektivët për t'u dërguar në komisariatin numër 3 në kryeqytet, mirëpo nuk është futur dot as brenda ambienteve të policisë.

Efektivët e kanë lënë Kurtin të ulur në një karrige në oborrin e komisariatit, ku është njoftuar edhe urgjenca, ndërkohë që gjendja e të riut përkeqësohej, efektivët kanë vendosur ta shoqërojnë me automjetin e tyre. Ndërkohë, janë duke u sekuestruar kamerat e komisariatit numër 3, për të zbardhur të gjithë skenën. 

Laer Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u ndalua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll