Aktualitet

FT-DETAJE/ Lear Kurti ndenji veç 5' në korridorin e Komisariatit, nisi të dridhej dhe e hipën në makinë, AMP e Trauma me 2 versione të ndryshme

Prania e tij në ambientet e komisariatit nr.3 nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Gjatë kësaj kohe, në ambientet e jashtme të Komisariatit kanë kaluar edhe disa nga miqtë e tij për të pyetur policinë se pse u ndalua Kurti. 5 minutat e pritjes në Korridorin e Komisariatit nr.3 tregojnë të riun që ështëe në gjendje të rëndë shëndetësore teksa dridhet dhe i dalin sekrecione nga goja. 

20 Tetor 2022, 10:02 Nga f.g
FT-DETAJE/ Lear Kurti ndenji veç 5' në korridorin e
Lear Kurti

TIRANE- Lear Kurti është ndaluar në këtë rrugë që shihni në këtë foto mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate rreth orës 23:30, kur patrulla e Policisë përgjegjëse për komisariatin e Policisë nr.3 i ka bërë thirrje për të ndaluar. Ai ishte në këmbë dhe vetëm kur policia i kërkoi të ndalonte pranë marketit që shihni në foto.

FT-DETAJE/ Lear Kurti ndenji veç 5' në korridorin e
Foto nga vendngjarja

Me të parë policinë, 32-vjeçari zgjodhi të largohej. Pasi u ndoq për disa metra me vrap, ai u neutralizua dhe u bë shoqërimi i tij. Varianti policor, i siguruar nga Dosja tregon dinamikën e deritanishme të ngjarjes. Lear Kurti vuante nga epilepsia. Momenti i ndalimit nga policia është filmuar nga kamerat e sigurisë kur shihet i riu i vetëm. Pasi është prangosur, patrulla ka bërë edhe shoqërimin e tij për në Komisariatin nr.3. Me mbërritjen në komisariatin nr.3, ai ka hyrë në korridor, ku i kanë nisur edhe problemet shëndetësore. Kurti ka nisur të dridhet sapo hyrë në komisariat dhe në këtë moment efektivët e pranishëm sipas dëshmive policore janë përpjekur ti japin ndihmën e parëdhe kanë njoftuar shërbimin e urgjencës.

Prania e tij në ambientet e komisariatit nr.3 nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Gjatë kësaj kohe, në ambientet e jashtme të Komisariatit kanë kaluar edhe disa nga miqtë e tij për të pyetur policinë se pse u ndalua Kurti. 5 minutat e pritjes në Korridorin e Komisariatit nr.3 tregojnë të riun që ështëe në gjendje të rëndë shëndetësore teksa dridhet dhe i dalin sekrecione nga goja. 

Në këtë moment nis edhe shkelja proceduriale nga ana e efektivëve të Policisë që nuk kanë pritur shërbimin e urgjencës për të bërë shoqërimin por e kanë transportuar atë me makinën e policisë. Në fakt, procedura policore kërkon që në çdo rast, efektivët të bëjnë njoftimin e nevojshëm tek salla operative për të marrë shërbimin ambulator dhe njësoj si në rast aksidentesh, edhe në të tilla raste të presin mbërritjen e ambulancës dhe të bëjnë dërgimin e të ndaluarit në spital për shkak të rrezikut që mund ti kanoset personit nga transporti jo i duhur. 

Më pas Kurti është çuar në spitalin e Traumës ku edhe në këtë rast kemi një ndryshim në qendrim mes dy institucioneve. Spitali i Traumës deklaron se i riu ka mbërritur i vdekur në spital ndërsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore deklaron se "Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.",-duke përfundua se vdekja ka ndodhur në spital. Por spitali i Traumës në një prononcim për ABC News.al, pretendon se ai ka mbërritur i vdekur kur ka shkuar në spital dhe nuk ka patur më mundësi që të bëhej diçka për të. /Dosja.al

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll