Aktualitet

Policia aksion në Fier, arrestohet i riu për prodhim kriptomonedhash, kapet dhe me kanabis

Mësohet se të riut janë gjetur një makineri për prodhimin e kriptomonedhave në banesë si dhe kanabis në shtëpi.  

20 Tetor 2022, 09:15 Nga I.A
Policia aksion në Fier, arrestohet i riu për prodhim kriptomonedhash,
Pajisje

FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se të riut janë gjetur një makineri për prodhimin e kriptomonedhave në banesë si dhe kanabis në shtëpi.  U riu i arrestuar ëshrtë Harald Myftari, të cilit gjatë kontrollit të policisë iu gjetën edhe 435 mijë lekë të rinj. Sipas dyshimeve këto lekë u përfituar nga veprimtaritë kriminale.+

Njoftimi i Policisë: 

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar "Rrjeti". Operacioni, i zhvilluar nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë "C" të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Qarkullonte me automjet, me lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje dhe mbante në banesë, pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Të arrestuarit iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Rrjeti", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - H. M., 27 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

harald myftari

Sondazh

Poll