Aktualitet

PIKËPYETJET e vdekjes së 32-vjeçarit në Tiranë, Kurti u mor apo jo nga ambulanca?

I riu është dëguar në gjendje të rëndë për jetën në spital nga makina e policisë së shtetit, procedurë kjo e cila nuk lejohet.

20 Tetor 2022, 08:58 Nga A.B
PIKËPYETJET e vdekjes së 32-vjeçarit në Tiranë, Kurti
Ambulanca

TIRANË- Vdekja e të riut Lear Kurtit ngre shumë pikëpyetje. Fillimisht u raportua se 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë e më pas është transportuar në spitalin e Traumës. Mirëpo, ajo që ngre dyshime është mjeti me të cilin është dërguar i riu. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore informoi se lajmëruan ambulancën për të dërguar të riun në spital por ajo nuk mbërriti... Burime për Dosja.al informojnë se i riu është dëguar në gjendje të rëndë për jetën në spital nga makina e policisë së shtetit, procedurë kjo e cila nuk lejohet.

'Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.'- njoftoi AMP në orët e para të mëngjesit. 

Aktualisht janë duke u marrë në pyetje policët që kryen ndalimin dhe shoqërimin e Kurtit. Burime për Dosja.al tregojnë se janë duke u sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambientet e komisariatit.

Agjensia e Mbikëqyrjes Policiore informoi mëngjesin e sotëm se 32-vjeçari Lear Kurti kishte ndërruar jetë në spitalin e Traumës. AMP deklaroi se ai u kap pas ndjekjes në 'Don Bosko'. Më pas u shoqërua në komisariatin numër 3, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. I riu u dërgua në spitalin e Traumës e më pas gjeti vdekjen. 

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll