Aktualitet

30-vjetori i Kushtetueses, Vitore Tusha: Tensionet politike ndikojnë mbi punën tonë, paragjykohen vendimet

Tushe tha se trupa e Kushtetuese po vepron si një rojtare e denjë e Kushtetutës ndërsa foli për një paragjykim të vendimeve. 

20 Tetor 2022, 09:49 Nga f.g
30-vjetori i Kushtetueses, Vitore Tusha: Tensionet politike ndikojnë mbi
Vitore Tusha, kryetare e GJK

TIRANE- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha foli për tensione politike mbi vendimmarrjen e trupës gjykuese. Në një aktivitet ku u kremtua 30-vjetori i themelimit të Gjykatës, Tushe tha se trupa e Kushtetuese po vepron si një rojtare e denjë e Kushtetutës ndërsa foli për një paragjykim të vendimeve. 

Vitore Tusha: Përgjegjësia jonë është historike, vendimtaria e GJK është shoqëruar me vështirësi, ka kaluar në disa etapa konsolidimi. Përpjekjet e anëtarëve ndër vite, kanë bërë që kjo gjykatë të ndërtojë autonominë e saj. Të nderuar, sot dua të shpreh konsideratën për të gjithë anëtarët e GJK ndër vite dhe sidomos për ata që hodhën themelin e GJK. Ata u përballën me vështirësi politike e juridike, teknike deri në formësimin në nivelin që i takon detyrën së tyre. Historia për ta ka rezervuar një vend të veçantë. Konstitucionalistët që nuk janë më me ne, duhet të dinë se jemi falenderues. Falenderim dhe për trupën aktuale, kanë integritet dhe profesionalizëm. Rojtarë besnik të Kushtetutës, çdo ditë po iniciojmë veprimtari konsoliduese. Transparenca në vendimmarrje i shërben publikut. Ka një tension politik që ka ndikuar mbi Gjykatën, paragjykohen vendimet./Dosja.al 

vitore tusha

Sondazh

Poll