Aktualitet

Kurti vdiq pas shoqërimit/ DETAJE- Policia ndaloi edhe shokun e tij, efektivët e lanë të lirë

Dy shokët u kapën në zonën e 'Don Boskos', mirëpo policia bëri vetëm shoqërimin e Kurtit ndërsa Spahiu u la i lirë. 

20 Tetor 2022, 09:14 Nga A.B
Kurti vdiq pas shoqërimit/ DETAJE- Policia ndaloi edhe shokun e tij,
Policia

TIRANË- Lear Kurti nuk ishte i vetëm. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se 32-vjeçari ishte nën shoqërinë e një personi tjetër, atë të Zyhdi Spahiut, e me të parë të policisë, janë ndarë. Mirëpo, ata të dy u kapën në zonën e 'Don Boskos', mirëpo policia bëri vetëm shoqërimin e Kurtit ndërsa Spahiu u la i lirë. 

Laer Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u ndalua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.

zyhdi spahiu lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll