Aktualitet

FOTO- Vdiq pas shoqërimit në polici, ky është 32-vjeçari Lear Kurti

I riu, tentoi t'i largohej policisë mirëpo u kap në zonën e 'Don Boskos'. 

20 Tetor 2022, 09:58 Nga A.B
FOTO- Vdiq pas shoqërimit në polici, ky është
Lear Kurti

FOTO- Personi në foto është Lear Kurti, 32-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. I riu, tentoi t'i largohej policisë mirëpo u kap në zonën e 'Don Boskos'. 

Ai u dërgua në komisariatin numër 3 e sipas AMP-së, u dërgua në spital në gjendje të rëndë, aty ku gjeti vdekjen. Mirëpo spitali i Traumës në një reagim për mediat ka mohuar atë ç'ka është thënë duke deklaruar se Kurti mbërriti në spital i pajetë. 

Lear Kurti vdiq mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 32-vjeçarit, iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar. Ai u arrestua në 'Don Bosko', e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën. Mirëpo, në media dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen në komisariat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se ishin efektivët ato të cilët e dhunuan për vdekje e më pas e dërguan të vdekur në urgjencë. AMP do dalë me një njoftim zyrtar për të treguar shkakun e vdekjes pas ekspertizës.

vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll