Aktualitet

Vdiq në spital pasi u ndalua nga policia në 'Don Bosko', DYSHIMET e para për vdekjen e 32-vjeçarit

32-vjeçari, mund të ketë pësuar atak kardiak ose epilepsi.

20 Tetor 2022, 08:10 Nga A.B
Vdiq në spital pasi u ndalua nga policia në 'Don Bosko',
Spitali i Traumes

TIRANË- Lear Kurti është i riu i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme në spitalin e Traumës. Ai u shoqërua nga policia në komisaritin numër 3, e më pas u transportua te Trauma pasi shfaqi probleme shëndetësore. Aty ku dhe ndërroi jetë. 

Në media, raportohet se 32-vjeçari, mund të ketë pësuar atak kardiak ose epilepsi. Mirëpo, pritet që të përcaktohet shkaku i vdekjes pas ekzaminimeve mjeko-ligjore të cilat janë duke u kryer. 

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se Kurti u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua... AMP, sqaroi se Kurti u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, mirëpo  shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore oritet të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll