Aktualitet

Vdekja e Kurtit pas shoqërimit nga policia, merret në pyetje patrulla që e ndaloi

Ata do të japin dëshminë e tyre për ç'ka ndodhi që nga momenti i ndalimit e i shoqërimit të të riut që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës.

20 Tetor 2022, 08:09 Nga A.B
Vdekja e Kurtit pas shoqërimit nga policia, merret në pyetje patrulla
Policia

TIRANË- Patrulla e cila ndaloi dhe shoqëroi 32-vjeçarin Lear Kurtin në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet, është marrë në pyetje. Ata do të japin dëshminë e tyre për ç'ka ndodhi që nga momenti i ndalimit e i shoqërimit të të riut që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës.

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se Kurti u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua...

Më pas, AMP, sqaroi se Kurti u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaron se tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim do të dalin me një njoftim përfundimtar për shtyp.

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll