Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Himarës/ DETAJE- Arrestohet dhe ish-kreu i Qarkut (EMRAT)

Është kryer arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi.

20 Tetor 2022, 07:56 Nga A.B
Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Himarës/ DETAJE- Arrestohet
Bregdet

HIMARË- Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet. Dosja.al raportoi mbrëmjen e kaluar për këtë aksion mirëpo sot janë zbuluar detaje më tepër. Hetime nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK. Aktualisht është kryer arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi.

Arrestimi i tyre vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh dhe 6 AMTP. Për Dhimojanin është caktuar masa e Arrest Shtëpie, ndërsa për Arqile Veizin është dhënë masa e sigurisë Arrest me Burg. 

Personat e lënë në burg nga Gjykata e Vlorës janë Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli dhe Artur Duni. Në njoftimin e publikuar për media bëhet me dije se Gjykata po ashtu ka lënë në arrest shtëpie 8 pesona me emrat Andres Gjezo, Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka,  ish kreu i Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko. Po ashtu është dhënë dhe masa detyrum paraqitje për Pavllo Xani, Epaminonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco.

Njoftimi:

Para 1 viti, në kuadër të operacionit “Formulari”, janë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike. Në vijim të operacionit të koduar “Formulari, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në veprimtaritë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Formulari”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për caktimin e masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve“, të kryera me shumë se një herë, në bashkëpunim, për 6 shtetas:


A. V., 56 vjeç, S. Dh., 33 vjeç, S. J., 58 vjeç, V. M., 60 vjeç, A. D., 57 vjeç, të gjithë banues në Himarë dhe D. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e shtetasve: P. L., 49 vjeç, banues në Dhërmi dhe I. Gj., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale. Në vijim të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: A. Gj., I. R., S. L., Dh. L., N. L., A. Dh., A. Gj. dhe J. M., banues në Dhërmi dhe në Himarë. 

Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, për shtetasit: P. X., E. B., S. B., A. A., A. L., J. Z. dhe M. R., banues në Dhërmi dhe në Himarë, si dhe G. A., banuese në Vlorë. Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar formularët e AMTP-së, për të përfituar sipërfaqe toke (truall) në zonën e bregdetit, në Himarë dhe në Dhërmi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

aksion ne himare tjetersim pronash ne himare anesti dhimojani arqile veizi

Sondazh

Poll