Aktualitet

U ndalua nga policia për kontroll por vdiq në spitalin e Traumës! Zbulohet EMRI i 32-vjeçarit

Laer Kurti ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. AMP do zbulojë në orët në vijim arsyen.

20 Tetor 2022, 07:32 Nga A.B
U ndalua nga policia për kontroll por vdiq në spitalin e Traumës!
Policia

TIRANË- Lear Kurti, është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në spitalin e Traumës. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, bëri të ditur se i riu u ndalua mbrëmë në rrugën 'Riza Cuka' për kontroll, mirëpo u largua me vrap në zonën e 'Don Boskos'. Aty ku dhe u arrestua...

Më pas, AMP, sqaron se ai u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, aty ku shfaqi probleme shëndetësore. Më pas u bë transportimi i tij në spital, ku dhe ndërroi jetë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaron se tani po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim do të dalin me një njoftim përfundimtar për shtyp.

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll