Aktualitet

Reklama në TV për kursim, Tomorri: Fëlliqësirë e madhe, përdoren para publike për propagandë të Qeverisë

Tomorri e quan reklamën propagandë të qeverisë dhe blerje të medias.

20 Tetor 2022, 07:28 Nga A.B
Reklama në TV për kursim, Tomorri: Fëlliqësirë e madhe,
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ndarë me qytetarët shqetësimin që hasi kur u përball me një reklamë në televizor. Përmes një statusi, Tomorri tregon se reklama fliste për një vajzë që jetonte jashtë dhe komunikimin që bëri me prindërit e saj në Shqipëri, të cilët i tregonin se po kursejnë energjinë. 

Tomorri e quan reklamën propagandë të qeverisë dhe blerje të medias. Ai thekson, se reklama ishte e financuar nga KESH dhe Ministria e Energjisë.

POSTIMI I KLODIAN TOMORRIT:

Sapo pashe nje reklame tani ne televizor, qe e paguante KESH dhe Ministria e Energjise. Gje me te peshtire nuk kisha pare ndonjehere. Reklama ishte keshtu:

Nje vazje shqiptare qe jetonte jashte shtetit merrte ne telefon prinderit dhe thote: Uf mami na griu fatura e energjise, u tmerruam ketej. Hidhet babi ketej nga krahu tjeter. “Ah bija ime. Ju andej po vuani. Por neve ketu na mbron qeveria. Nuk na eshte rritur fatura fare se kemi qeverine. Por edhe ne bejme tonen se e kursejme energjine”

Nje felliqesire e madhe. E para perdoren parate publike per te bere proapaganden e qeverise. E dyta, me kete rast blihen dhe cik mediat. Dhe ne fund futet gjasme nje fjali per kursimin e energjise. Dhe pastaj duan te rrisin cmimin per popullin keta. Qe te paguajme dhe propaganden ne.

klodian tomorri

Sondazh

Poll