Sport

Dridhet Zvicra për fatin e Sommer, portieri dëmtohet në prag të Botërorit…

Ylli i kombëtares helvete ka lënduar kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Darmstadt 98 për Kupën e Gjermanisë

19 Tetor 2022, 18:47 Nga DOSJA

Dridhet Zvicra për fatin e Sommer, portieri dëmtohet në prag

GJERMANI - E gjithë Zvicra është shqetësuar pas ndeshjes së djeshme të Borussia Mönchengladbach kundër Darmstadt 98. Ylli zviceran Yann Sommer, pasi mori një top të lartë, zuri keq kyçin e këmbës dhe u desh të largohej nga fusha i dëmtuar.

Në mungesë të testeve që mund të bëhen të mërkurën, shqetësimi i skuadrës zvicerane është maksimal, pasi Sommer, veç se lojtar titullar, është edhe një pikë referimi për të. 

Pas përdredhjes së kyçit të këmbës në minutën e 13-të, portieri i kombëtares zvicerane po pret të shohë nëse është thjesht një ndrydhje, apo nëse i janë prekur vërtet ligamentet e kyçit të këmbës, gjë që me shumë gjasa do ta pengonte atë të jetë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Si anekdotë, Borussia Mönchengladbach u eliminua mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, pas fitores me rezultatin 2-1 të Darmstadt 98, lider i divizionit të dytë gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...