Sport

Federata angleze josh Southgate, zbulohet bonusi marramendës në rast se fiton Kupën e Botës

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të marrë një mega bonus shtatëshifror nëse skuadra e tij arrin të ngrejë Kupën e Botës në Katar. Katër vite më parë, Federata Angleze i premtoi 52-vjeçarit një bonus prej 1.5 milionë paund nëse fitonte Botërorin në Rusi 2018.

19 Tetor 2022, 16:56 Nga DOSJA

Federata angleze josh Southgate, zbulohet bonusi marramendës në rast

ANGLI-Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të marrë një mega bonus shtatëshifror nëse skuadra e tij arrin të ngrejë Kupën e Botës në Katar. Katër vite më parë, Federata Angleze i premtoi 52-vjeçarit një bonus prej 1.5 milionë paund nëse fitonte Botërorin në Rusi 2018.

Megjithatë ëndrra e Tre Luanëve u shkatërrua nga Kroacia. Tani, pak më shumë se një muaj para fillimit të kompeticionit, Federata befason trajnerin, nëse Southgate mund të udhëheqë përfaqësuesen e tij drejt lavdisë në Lindjen e Mesme, ai do të marrë një bonus të mirë.Federata i ka premtuar trajnerit 500 mijë paund në rast kualifikimi në 1/16-tat, por për të stimuluar më tej trajnerin ka shtuar edhe një super bonus prej 4 milionë paund.

52-vjeçari, sic shpjegojnë mediat britanike, do të mund ta arkëtojë këtë shumë vetëm nëse fiton Kupën e Botës. Muajt e fundit, Southgate është është kritikuar ashpër për shkak të gjendjes së dobët të skuadrës së tij. Anglia nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe këto rezultate shqetësojnë tifozët.Sipas disa zërave, trajneri po mendon edhe dorëheqjen pas Botërorit në Katar.

E.Ç (Dosja.al)

anglia southgate

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...