Sport

Mirupafshim!... Dëmtohet Ciro Immobile, mund të mungojë deri në vitin 2023

Sulmuesi i Lazio dhe golashënuesi më i mirë në Serie A, dëmtoi kofshën e majtë fundjavën e kaluar kundër Udineses. Mund të mos luajë deri në fund të vitit 2022.

19 Tetor 2022, 17:11 Nga DOSJA
Mirupafshim!... Dëmtohet Ciro Immobile, mund të mungojë deri
Ciro Immobile u dëmtua në ndeshjen kundër Udineses këtë fundjavë

ITALI - Ciro Immobile, kapiteni i Lazios dhe golashënuesi më i mirë në Serie A me gjashtë gola që nga fillimi i sezonit, vuan nga një "dëmtim mesatar në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë", i kontraktuar të dielën kundër Udineses (0-0), thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar të mërkurën nga klubi romak.

Lazio nuk ka komunikuar për kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit 32-vjeçar, i cili sipas mediave italiane mund të përjashtohet nga të gjitha garat deri në fillimin e vitit të ardhshëm. Seria A do të ndërprehet në mes të nëntorit, pak para Kupës së Botës në Katar në të cilin Italia nuk u kualifikua dhe do të rifillojë në fillim të janarit.

Mirupafshim!... Dëmtohet Ciro Immobile, mund të mungojë deri

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...