Sport

Natë makthi për Theo Hernandez, hajdutët i bastisin shtëpinë, brenda ndodhej gruaja dhe djali i tij

Natë makthi për Theo Hernandez dhe familjen e tij. Gazzetta dello Sport tregon sesi disa hajdutë hynë në vilën e tij në Cassano Magnago, një qytet në provincën e Varese ku ai jeton me partneren e tij, Zoe Cristofori

19 Tetor 2022, 12:40 Nga DOSJA

Natë makthi për Theo Hernandez, hajdutët i bastisin

ITALI- Natë makthi për Theo Hernandez dhe familjen e tij. Gazzetta dello Sport tregon sesi disa hajdutë hynë në vilën e tij në Cassano Magnago, një qytet në provincën e Varese ku ai jeton me partneren e tij, Zoe Cristofori, dhe djalin e tyre, i cili është vetëm gjashtë muajsh. E gjithë kjo ndodhi rreth orës 21:00 kur mbrojtësi francez nuk ishte në shtëpi.

Partnerja e lojtarit ishte  dëshmitare e bastisjes së hajdutëve të cilët do të kishin marrë gjithçka nga shtëpia. Hetimet nga policia po vijojnë me shpejtësi edhe falë mbështetjes së kamerave të vëzhgimit të pranishme brenda dhe jashtë shtëpisë.

Vetëm pak ditë më parë, në Torino, kishte pasur një tentativë grabitje me armë në shtëpinë e Di Marias, tani është Theo Hernandez ai që rijeton makthin. Sky bën të ditur se ishin katër hajdutë me maska në fytyrë dhe të armatosur. Ata do të kishin hyrë nga pjesa e pasme e shtëpisë. Një skenë e frikshme e përjetuar nga partnerja e Theos, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës, së bashku me dy shërbëtore, në një natë tmerri mbi të cilin hetuesit do të duhet të zbulojnë sa më shpejtë të jetë e mundur përgjegjësit.

E.Ç (Dosja.al)

theo hernandez milan

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...