Sport

Nuk ishte vetëm eliminimi nga Kupa, që Schalke 04 të shkarkonte trajnerin, por…

I mbërritur verën e kaluar, Franck Kramer nuk është më trajner i skuadrës nga Gelsenkirchen, që renditet e 17-ta dhe e parafundit në Bundesligë.

19 Tetor 2022, 16:14 Nga DOSJA

Nuk ishte vetëm eliminimi nga Kupa, që Schalke 04 të shkarkonte

GJERMANI - Pas një fillimi të dështuar të sezonit, trajneri i Schalke 04, Frank Kramer u shkarkua të mërkurën, vetëm tre muaj pasi iu bashkua pankinës së klubit në Gelsenkirchen. Për 50-vjeçarin mjaftoi eliminimin e së martës në Kupën e Gjermanisë, në fushën e Hoffenheim (1-5), por mbi të gjitha një fillim i padëshiruar në Bundesligë, me vetëm një fitore në dhjetë javë për Schalke 04, që rrezikon rikthimi i tij në ligën e lartë gjermane këtë sezon.

"Mënyra se si luajtëm, veçanërisht në ndeshjet jashtë në Leverkusen dhe Hoffenheim, nuk ishte e denjë për FC Schalke 04. Ne do të duhet të përmirësohemi ndjeshëm në të gjitha fushat në mënyrë, që të mund të arrijmë qëllimin tonë kryesor, të qëndrojnë në Bundesligë. Ne dëshirojmë të falënderojmë Frank Kramer për punën e tij profesionale dhe të përkushtuar. I urojmë atij më të mirën për të ardhmen e tij private dhe profesionale”, shkruan klubi në njoftimin për shtyp.

Nuk ishte vetëm eliminimi nga Kupa, që Schalke 04 të shkarkonte

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...