Sport

Nxehet situata, Icardi tenton të hyjë në hotelin ku qëndron Wanda. Ndërhyn policia (video)

Rikthimi i Mauro Icardit në Argjentinë me synimin për të rifituar zemrën e Wanda Narës nuk shkoi aspak siç e imagjinonte, deri në atë pikë sa sulmuesi i PSG-së u pengua edhe të hynte në banesën e saj në Nuñez, në Buenos Aires.

19 Tetor 2022, 16:47 Nga DOSJA

Nxehet situata, Icardi tenton të hyjë në hotelin ku qëndron

ARGJENTINË- Rikthimi i Mauro Icardit në Argjentinë me synimin për të rifituar zemrën e Wanda Narës nuk shkoi aspak siç e imagjinonte, deri në atë pikë sa sulmuesi i PSG-së u pengua edhe të hynte në banesën e saj në Nuñez, në Buenos Aires.

Sipas asaj që raportojnë miqtë e tij, Icardi do të kishte nxituar të takonte gruan e tij, por do të ishte bllokuar nga siguria. Ish-sulmuesi i Interit ka mohuar gjithçka, por faqja argjentinase Gossipeame ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e skenës tronditëse që ka përfshirë edhe policinë.

Me të mbërritur në hotelin e Wandës, Icardi dyshohet se u ndalua nga punonjësit e sigurisë së ndërtesës, të cilët e penguan atë të hynte. “Ditën që Mauro mbërriti në Argjentinë, ata i shpjeguan se e kishin të ndaluar të hynte në hotel. Por më pas e lanë të hynte. Kishte një urdhër nga ëanda që nëse do të paraqitej ish-bashkëshorti i saj, ai duhej t'i kërkonte leje asaj”, transmeton Gossipeame.

E.Ç (Dosja.al)

mauro icardi wanda nara

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2022, 12:38

Elbasanit i "kthehet" futbolli…

ELBASAN - Problemet e mëdha financiare të skuadrës historike të futbollit shqiptar të Elbasanit, fitues i dy titujve kampion, dy Kupa...