Politike

Rama sumon sërish pedagogun Kovaçi: Një ‘shiks’ i 97-ës në brenda hapësirës universitare, zullumi i ‘non gratave e rublave'

Sipas Ramës, Kovaçi maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare.

19 Tetor 2022, 18:10 Nga F.M
Rama sumon sërish pedagogun Kovaçi: Një ‘shiks’ i
Edi Rama dhe Sandër Kovaçi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Kovaçi është një ‘shiks’ i vitit 1997 dhe se maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare. Me këtë të fundit, Rama i referohet Partisë Demokratike.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e ‘non gratave’ e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte,”- shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pasi Kovaçi iu kundërpërgjigj sulmeve të bëra nga kreu i qeverisë këtë paradite. Nga Gjirokastra, Rama tha se sindikata e Pedagogëve drejtohet nga anëtar i SHIK-ut. Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmoi Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK. 

Vetë kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se deklarata e Ramës janë të papërgjegjshme dhe se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, duke theksuar se ka kontribuuar për SHIK për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe se madje ka marrë shpërblim për punën e bërë nga vetë kryeministri Edi Rama.

edi rama sander kovaci

Sondazh

Poll