Politike

Rama i prerë: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë! Qeveria do dalë me vendim

Ai tha se shumë shpejt qeveria do të nxjerrë një vendim që nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit. 

19 Tetor 2022, 16:57 Nga F.M
Rama i prerë: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e
Edi Rama

DROPULL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i druve të zjarrit nuk do të lejohet që të rritet. I pranishëm në një takim me fermerë në Dropull, kreu i qeverisë tha se së fundmi ka vënë re që duke u justifikuar me krizën e nisur, çmimi i druve të zjarrit është dyfishur. Ai tha se shumë shpejt qeveria do të nxjerrë një vendim që nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit. 

"Dua të bëj një ndërhyrje këtu, tani ne kemi marrë masa ndër vite dhe pyjet e kullotat i kanë bashkitë. Por ndeshin probleme, përshembull tani ministrja po punon dhe për pak ditë do të dalë vendimi, nuk do të lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë që të shiten me dyfish çmimi drutë e zjarit? Nuk e di, vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë. Këtu bashkitë kanë rolin e tyre,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll