Politike

Konfirmon Golemin për një mandat të dytë? Rama nuk kursen lëvdatat për kryebashkiakun e Gjirokastrës

Kreu i qeverisë në mbyllje të fjalës së tij nuk i kurseu batutat teksa u shpreh se kryebashkiaku i është "qepur nga pas" duke kërkuar fonde për investime të reja dhe pse sipas tij ai ja ka dalë që të përfitojë fonde dhe nga donatorët duke mos pritur vetëm nga qeveria. 

19 Tetor 2022, 15:31 Nga e.k
Konfirmon Golemin për një mandat të dytë? Rama nuk kursen
Edi Rama dhe Flamur Golemi

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi do të marrë besimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në krye të qytetit të gurtë. Kjo pasi gjatë takimit të sotëm në Gjirokastër kryeministri njëherazi dhe kreu i PS nuk i kurseu lëvdatat për punën e  kryebashkiakut. 

Kreu i qeverisë në mbyllje të fjalës së tij nuk i kurseu batutat teksa u shpreh se kryebashkiaku i është "qepur nga pas" duke kërkuar fonde për investime të reja dhe pse sipas tij ai ja ka dalë që të përfitojë fonde dhe nga donatorët duke mos pritur vetëm nga qeveria. 

Ndërkohë duket se vëmendjen e Ramës e ka marrë dhe veshja e Golemit.

"Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak", tha Rama

Edi RamaKa doktorë që janë të mirë kur marrin votat pastaj ngelen kurse doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e mirë të fjalës. Më fal tha se të jam qepur. Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak. Duhet ta përgëzoj siç bëra me Almën dje në Përmet. Ti the ju keni më shumë bletë, por puna është se ata janë më të organizuar. Keni më shumë mjaltë, por ata janë më të organizuar. Marrin më shumë fonde. Ju mjaltin e bëni dhe e mbani fshehurazi. Jo aq sa Alma por më shumë se të tjerët, bashkia e Gjirokastrës janë shembull për të marrë fonde. Do t’i lë amanet pedagogët e foltores, thuaj hajde t’ju mësoj si merren fonde me projekte që rrogën ta keni për shpenzime të vogla.Më tha dje, te pallati i Sportit nuk të coj dot, e ke lënë ti keq. Tek teatri që e kam rregulluar me donatorët tha hajde. Më tha po deshe të vish te pallati i Sportit, më jep lekët. Fondin e pallatit të Sportit do e marrë menjëherë se ekipet kur të bëjnë ndeshjet e ekipit të qarkut me ata të Tërmetit, t’i bëjnë në pallat sporti. Bëj kujdes arbitrin kur të luash me Tepelenën.

Një natë më parë Rama duket se  konfirmoi si kandidate për krybashkaike në Përmet edhe Alma Hoxhën. Ndërkohë emrat e tjerë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste janë Armando Subashi për Bashkinë Fier, Eriselda Sefa për Bashkinë Lushnje dhe Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë. 

edi rama ne gjirokaster flamur golemi

Sondazh

Poll