Politike

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Ministrja ka shkelur ligjin, ne do e çojmë çështjen në GJK

Bardhi deklaroi se ministrja ka shkelur ligjin duke përfituar pasuri mbi pasuritë e shtetit.

19 Tetor 2022, 13:57 Nga A.B
Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Ministrja ka
Keshilli

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit për ministren Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja ka shkelur ligjin duke përfituar pasuri mbi pasuritë e shtetit. Po ashtu, ai paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

'Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakort për një raport të përbashkët se kolegët e mashorancës kanë vendour të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhacka. Qendrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese. Ne nuk vendosim nëse një deptuet ka ushtruar ose jo mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo që ne e Kuvendit vendos është për t’ja përcjellë për shqyrtim GJK. Xhaçka ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. 

Ne jemi njohur me qëndrimin e maxhorancës, ju do ta mbroni bashkëpërfituesen për deputeten tuaj, po ju them se çështja do dërgohet për zgjidhje të konfliktit në Gjykatën Kushtetuese, ajo do ju detyrojë që ta dërgoni këtë cështje në GJK. Keni në dorë me forcën e kartonit që ta vononi këtë, por ne do e cojmë më tej'- tha Bardhi.

olta xhacka gazment bardhi

Sondazh

Poll