Politike

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Nikolla: Raportet e PS dhe PD do t'i çojmë në seancë plenare

Dy raportet e PS dhe PD do të dërgohen për votim në seancën plenare. 

19 Tetor 2022, 14:39 Nga A.B
Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Nikolla: Raportet e PS
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Lindita Nikolla mbylli seancën e sotme. Ajo u shpreh se dy raportet e PS dhe PD do të dërgohen për votim në seancën plenare. 

'I dëgjuam raportet, kemi ezauruar seancat e pyetjeve. Raportet do ti cojmë për votim në seancën plenare, këtu e mbyllim mbledhjen.'- tha Nikolla.

Në Komision, ai që mori fjalën nga ana e Partisë Demokratike ishte deputeti Gazment Bardhi, i cili akuzoi ministren Olta Xhaçka se ka përfituar nga pasuria e shtetit, për të bërë milioner bashkëshortin e saj. 

Demokratët akuzojnë ministren Olta Xhaçka se ka përfituar veprimtari që burojnë nga pasuritë e shtetit, përmes shoqërisë tregtare në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaci. Edhe ky dikur deputet i Partisë Socialiste.

Si u denoncua rasti? Cila është lidhja me investimet strategjike?

Ishte Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp dhe denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. 

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.

lindita nikolla olta xhacka

Sondazh

Poll