Gara e 2013/ Vëllai i Sokol Olldashit-Berishës: Të erdhi Basha në zyrë duke qarë, kërcënove çdo kryetar PD-je
Në reagimin e tij të bërë në Facebook, Ardian Olldashi tha se Berisha ka kërcënuar çdo kryetar dege që të mos mbështesin vëllanë e tij në garën për kreun e partisë, teksa kujton edhe një episod se si Basha i ka shkuar Berishës në zyrë që t’i kërkonte që të tërhiqej nga gara, por ish-kryeministri e ka refuzuar.
TIRANË- Deklarata e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës se Sokol Olldashi humbi përballë Lulzim Bashës, pasi gaboi duke mos u mbështetur strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia ka ngjallur reagime. Konkretisht nga vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike. Për Ardian Olldashin, e gjitha është një gënjeshtër. Në reagimin e tij të bërë në Facebook, Ardian Olldashi tha se Berisha ka kërcënuar çdo kryetar dege që të mos mbështesin vëllanë e tij në garën për kreun e partisë, teksa kujton edhe një episod se si Basha i ka shkuar Berishës në zyrë që t’i kërkonte që të tërhiqej nga gara, por ish-kryeministri e ka refuzuar.
“Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo formulë. Të mërkurën në darke, pra ne datën 26.06.2013, Basha të erdhi ne zyre gati duke qarë dhe u këshillua me ty për një tërheqje të mundshme të tijën. Për ç‘arsye? Për arsyen se të dhënat që vinin e jepnin Kolin në avantazh. Ti ke marr personalisht në telefon pothuajse çdo kryetar nëpër rrethe. Natyrisht jo për t’i uruar natën e mirë, sepse në fakt ishte darkë, por për t’i kërcënuar me shprehje që më mirë mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetëm ty të vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam unë këto gjëra? I di nga ata që atë darkë ishin prezent në zyrën tende. Fatkeqësisht politika është i vetmi zanat për të cilin nuk bëhet shkolle. Rezultatet duken,”- shkruan vëllai i Sokol Olldashit, duke ndarë edhe videon e momentit të deklaratës së Berishës.

Por çfarë tha Berisha?
Sali Berisha ka krahasuar Të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Berisha tha se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët, duke shtuar se ky ishte një gabim që bëri një nga figurat më të rëndësishme që ka pasur PD-ja.
“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri,”- tha Berisha.
Megjithatë pas deklaratës së vëllait të Olldashit, nuk ka pasur asnjë reagim tjetër nga kreu i PD.
Sondazh
Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Ministrja ka shkelur ligjin, ne do e çojmë çështjen në GJK
Keshilli TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit për ministren Olta Xhaç...
"Sistemi po shkatërrohet", Berisha: Bluzat e bardha të ngrihen në protestë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mjekët dhe infermierët duhet që të ngr...
Yuri Kim redakton postimin dhe flet për kërcënime. Kush janë ata që do ndiqen penalisht?
Pamje nga takimi TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta pas takimit që zhvilloi d...
“Uau”/ Rama nuk i ndahet Tik-Tokut, del para kamerës si i habitur (VIDEO)
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet aplikacionit Tik-Tok! Këtë herë kreu i qeverisë ka publikuar një video t...
'Sot kam takim me...'/ Berisha: Nesër në Kuvend mbrojmë elitën universitare, mbështesim grevën
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar axhendën që opozita do të mbajë ditën e nes...
Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se sulmet e Kryeminisrit Edi Rama ndaj universiteteve janë...
Ulja e tarifave të roaming-ut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në proces
Majlinda Bregu Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerim...
Vettingu i pedagogëve, Berisha i përgjigjet Ramës: Kush je ti që u tregon hanxharin?
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur sot deklaratave të kryeministrit se do t...
"Çfarë idiotësh!"/ Amnistia fiskale, Rama: Ne do e kalojmë! Patronazhistët kanë për t'i kapur..
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur që nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, teksa ka pasur kritika për ...
KË AKUZON RAMA? Paracaktimi i gjykimit nga Kushtetuesja, kush vendos kundër VKM për ndërtimet pa leje është i blerë
Edi Rama nga Gjirokastra TIRANE- Zgjodhi Gjirokastrën nga ku nisi turin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të 2023, për ...
