Politike

"Këtu është më mirë se atje", Rama thirrje të rinjve që emigrojnë: Investoni këtu, shfrytëzoni mundësitë! Do fitoni më shumë

Duke iu referuar pagave në Gjermani dhe në vendet të tjera të BE-së apo Britani Rama tha se vërtetë ata marrin më shumë por dhe paguajën më shumë.

19 Tetor 2022, 15:15 Nga e.k
"Këtu është më mirë se atje", Rama thirrje
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që emigrojnë që paratë që paguajnë për biletën që kushton deri në 20 mijë paundë për të ikur në Britani t'i investojnë në vend pasi sipas tij do të fitojnë më shumë. 

Kreu i qeverisë u shpreh nëse ke dëshirë që të punosh këtu fiton më shumë. Ai tha se nuk bën pjesë në grupin e njerëzve që bëjnë thirrje që të rinjtë mos të emiogrojnë pasi sipas tij nuk jemi më në kohën e komunizmit. Duke iu referuar pagave në Gjermani dhe në vendet të tjera të BE-së apo Britani Rama tha se vërtetë ata marrin më shumë por dhe paguajën më shumë.

Edi Rama: Të rinjtë paguajnë 20 mijë paundë për të ikur jashtë. Po të kesh 20 mijë paundë investo kërtu. Pse duhet bërë kjo. Unë nuk jam tek ata që thonë mos ikni. Unë jam me ata që thonë nuk jemi më në bunkerin e shokut Enver. Unë jam me ata që kërkojnë më shumë. Atje janë pagat më të larta por dhe detyrimet po ashtu. Pavarsisht se nuk diskutohet se kanë arritur shumë, nuk është atje një parajsë. Po kush shfrytëzon mundësi këtu fiton më shumë se atje. Dikush do të iki, dikush do të rrijë. Këtu ka filluar një kthesë. Nuk është jeta si në Gjermani por për ata që janë të vendosur t'i hyjnë detin me këmbë këtu është më mirë se atje.

edi rama ne gjirokaster edi rama

Sondazh

Poll