Politike

Do i hiqet mandati Xhaçkës? Bushka lexon raportin: S'ka kontratë me autoritetet publike, nuk ka përfituar nga pasuria e shtetit

Klotilda Bushka u shpreh se nuk ka asnjë provë që tregon se ministrja në fakt ka përfituar nga shteti, ashtu siç edhe pretendon opozita.

19 Tetor 2022, 14:40 Nga k.m.
Do i hiqet mandati Xhaçkës? Bushka lexon raportin: S'ka
Klotilda Bushka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka tha se Këshilli i Mandateve nuk ka kompetencën për ta çuar rastin në Gjykatën Kushtetuese çështjen për mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo pasi, sipas saj ky është një vendim që merret në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se nuk ka asnjë provë që tregon se ministrja në fakt ka përfituar nga shteti, ashtu siç edhe pretendon opozita. Ndërkohë që shtoi se tashmë çështja duhet që të shkojë për shqyrtim në Kuvend. 

"Këshilli e shqyton kërkesën sipas rregullores, jemi të ftohtë këtu, më duhet të them se askush nuk ka qëllim të mbrojë askënd por mbrojmë atë që parashikon ligji, në këto kushte më duhet të prezantoj në mënyrë të përmbledhur raportin. Ka disa pjesë, 33 faqe, trajton dy kerkesa për mocion. Nuk është vetëm një kërkesë, edhe draft raporti i përgjigjet pretendimeve në të dy mocionet. Në raportin tonë kemi një hyrje me bazën ligjore dhe procedurën, kemi vendosur shqyrtimin në këtë këshill duke zbatuar thirrjen e deputetes për njërin mocion dhe më pas hyjmë në vlerësimin tonë sipas Kushtetutës.

Rregullorja thotë që nuk bëhet debat për çështjen. Para se të filloj raportimin dua të them se nuk ka askush detyrim që të mbrojë askënd. Ne vetëm zbatojmë ligjin. Deputetja është prezantuar me avokatin e saj dhe ka sjellë parashtrimet për një mocion. Për Olta Xhaçkën nuk janë kryer veprimtari fitimprurëse, kjo shoqëri në fakt nuk ka kontratë me autoritetet publike për të përfituar nga pasuria e shtetit. Në këto kushte, nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka çështje për shqyrtim. I propozojmë Kuvendit mosdërgimin në GJK,"-tha Bushka.

klotilda bushka mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll