Sport

Lirohet nga burgu Greenwod, ish-sulmues i Manchester United dënohet me kusht…

Veprat për të cilat akuzohet lojtari kanë ndodhur mes viteve 2018 dhe 2022. Ai fillimisht u arrestua në janar dhe është pezulluar nga “Djajtë e Kuq”

19 Tetor 2022, 12:13 Nga DOSJA

Lirohet nga burgu Greenwod, ish-sulmues i Manchester United dënohet me

ANGLI - Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood, do të lirohet nga burgu, pasi do të dënohet me kusht në një seancë gjyqësore private.

21-vjeçari anglez, i cili nuk ishte i pranishëm, u soll në gjykatë të hënën dhe u akuzua zyrtarisht për tentativë përdhunimi, sjellje shtrënguese dhe agresion, dhe megjithë këto akuza, ai u lirua me kusht deri në një gjyq të mëtejshëm, më 21 nëntor.

Avokatët e futbollistit ishin në gjendje të ndryshonin urdhrin dhe pas një seance private në gjykatën e Mançesterit, ata ishin në gjendje të siguronin lirimin me kusht. Lojtari do të lirohet jo më vonë se sot me të njëjtat kushte, të mos kontaktojë me viktimën, një ish të dashur të vjetër. Ishte shkelja e këtij kushti, që ai të arrestohej sërish të shtunën e kaluar dhe të paraqitej te para gjyqtarit të hënën.

Veprat për të cilat akuzohet Mason Greenwood kanë ndodhur mes viteve 2018 dhe 2022, me një rast të sjelljes shtrënguese. Ai fillimisht u arrestua në janar (u pezullua edhe nga United) dhe më vonë u lirua nga burgu.

Lirohet nga burgu Greenwod, ish-sulmues i Manchester United dënohet me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll