Aktualitet

Vinin baste sportive në telefon, arrestohet pronari i lokalit dhe një 19-vjeçar në Fier

Të arrestuarit janë pronari i lokalit 42-vjeçari i identifikuar me inicialet D.B dhe një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet O.M, të dy banues në Fier.

19 Tetor 2022, 14:23 Nga e.k
Vinin baste sportive në telefon, arrestohet pronari i lokalit dhe një
Aparatet celularë të sekuestruar nga Policia

FIER- Dy persona janë vënë në pranga në Fier, pasi u kapën në ambientet e një lokali duke vënë baste sprtive nëpërmjet telefonave. Të arrestuarit janë pronari i lokalit 42-vjeçari i identifikuar me inicialet D.B dhe një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet O.M, të dy banues në Fier.

Tashmë ata do të përballen me akuzën e "Organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier / Në vijim të operacionit "Fati i lojërave", goditet një rast tjetër i vënies së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.
U kapën në flagrancë në ambientet e një lokali, duke vënë baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga pronari i lokalit dhe një shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional kombëtar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në lagjen “Apollonia”, Fier, pronari i lokalit, shtetasi D. B. dhe shtetasi O. M., u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit. Në përfundim të veprimeve, shtetasit D. B., 42 vjeç dhe O. M., 19 vjeç, të dy banues në Fier, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gyjkatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

fier policia e fierit

Sondazh

Poll